Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, mjeku e thotë “live”: Edhe unë mund të jem i infektuar, por nuk e di

10 Mars 2020, 11:48 Nga DOSJA
Koronavirusi në Shqipëri, mjeku e thotë “live”: Edhe

TIRANË Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj gjatë një konference për shtyp tha se edhe ai mund të ishte i infektuar nga koronavirusi por që deri më tani nuk kishte shfaqur asnjë simptomë.

Në fjalën e tij, Brataj po shprehej se jo të gjithë të infektuarit me koronavirus kanë shfaqur simptoma, duke dhënë edhe veten si shembull. Mjeku tha se kishte pasur kontakte me pacientë të ndryshëm dhe se mund të ishte infektuar.

“Është normale të ketë shqetësim dhe panik. Është një gjë që po e kalon gjithë bota. Është trefishuar numri ndaj 127, dimë nga studimet se 3% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin simptoma. Në këto kohë kemi pasur gjithmonë mbi 400 pacientë, nuk ia kemi vënë emrin koronavirus, por grip. Nuk mund të ndodhi mos të dalim në kafe, restorant, apo kudo. I mori masat Italia. Filloi izolimi i të gjithë Italisë, nuk ka rrugë tjetër. Duhet të izolojmë kontaktet. Mbani distancë nga njëri-tjetri. As unë nuk e di, mund të jem i infektuar. Është një betejë që të gjithë së bashku mund ta fitojnë, njerëzit shërohen. Do të jemi në dispozicion si gjithmonë. Merreni 127. Kemi edhe pacientë të tjerë jo vetëm ata me koronavirus. Këshillat ndiqni me rigorozitet,”-tha ai.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se tanimë, bilanci ka shkuar në 10 të prekur dhe njëri prej tyre në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, 3 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, njëri në Spitalin e Durrësit, ndërsa të tjerët, janë të vetë-karantinuar në shtëpi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll