Aktualitet

FOTOT/ Tirana përfshihet nga paniku, urbanët në Tiranë mbeten bosh

10 Mars 2020, 11:42 Nga DOSJA
FOTOT/ Tirana përfshihet nga paniku, urbanët në Tiranë

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme njoftoi se ka nisur dezinfektimi i urbanëve dhe rritja e kontrolleve të tyre për shkak të koronavirusit. Sot qytetarët të frikësuar nga një infektim i mundshëm kanë zgjedhur që të mos udhëtojnë me urban dhe shumë prej tyre kanë mbetur bosh.

Siç shihet dhe nga fotot, autobusi është pothuajse bosh, nuk ka studentë apo nxënës për të shkuar në shkollë. Ndërkohë, qytetarët kanë vazhduar të marrin masa paraprake për një rrezik të mundshëm, e siç shihet në këto foto edhe fatorino ka vënë maskë.]

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavisusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autobusat bosh frika nga koronavirusi masat për koronavirusin ne shqiperi paniku ne tirane autobusat bosh frika nga koronavirusi masat për koronavirusin ne shqiperi paniku ne tirane

Sondazh

Poll