Aktualitet

Nis dezinfektimin qyteti i Fierit, flet drejtori i Pastrim-Gjelbërimit: Do bëjmë aksion të përgjithshëm, kjo është hera

10 Mars 2020, 11:17 Nga DOSJA
Nis dezinfektimin qyteti i Fierit, flet drejtori i Pastrim-Gjelbërimit: Do

FIER– Qyteti i Fierit ka nisur që të dezinfektohet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Drejtori i ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Fier, Arjan Ndreu ka bërë me dije se ky është dezinfektimi i dytë për këtë periudhë kohe.

Ndreu tha se bashkia ka trajnuar punëtorët dhe ka filluar pa humbur kohë aksionin për të “sterilizuar” të gjitha ambientet e përbashkëta.

“Sot herët në mëngjes kemi filluar me dezinfektimin e objekteve arsimore, OSSHE e CEZ dhe ambiente ku ka përqëndrime të popullatës. Kemi 4 grupe punë që po operojnë në të gjithë objektet. Ky dezinfekim nuk është i pari por i dyti për këtë periudhë sezonale. Në darke do dezinfektojmë sheshet, parqet, rrugët, do bëjmë aksion të përgjithshëm. Kemi trajnuar punëtorët. Kemi edhe pompa elektrike dhe mendoj se jemi të gatshëm që ky dezinfektim do të jetë rezultativ,”-u shpreh ai.

Numri i të prekurve nga koronavirsu ka shkuar në 6. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive.

Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivitetet deri më 3 prill.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndreu koronavirusi ne shqiperi nis desinfektimi ne fier arjan ndreu koronavirusi ne shqiperi nis desinfektimi ne fier

Sondazh

Poll