Aktualitet

Koronavirusi/ AMA apel mediave: Në studio apo lidhjet e drejtpërdrejta ruani distancën me të ftuarit

10 Mars 2020, 12:23 Nga DOSJA
Koronavirusi/ AMA apel mediave: Në studio apo lidhjet e drejtpërdrejta

Tiranë- Autoriteti i Mediave Audiovizive iu bën apel televizoneve që të ndjekin masat për koronavirusin. Në një njofton AMA thekson se duhet të tregohet kujdes në programet e drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio, pasi duhet të respektohen disatancat optimale mes personave.

“AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen. AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqendrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potencialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë”,  thuhet në njoftimin e AMA-s. 

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ama koronavirusi ne shqiperi ama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll