Aktualitet

Rëndimi i bilancit me koronavirusin, ISHP apel qytetarëve: Ruhuni dhe lani duart! Facoletat hidhini në kosh me kapakë të mb

10 Mars 2020, 11:49 Nga DOSJA
Rëndimi i bilancit me koronavirusin, ISHP apel qytetarëve: Ruhuni dhe

TIRANË– Drejtoresha e Inspektoriatit të Shëndetit Publik, Albana Fico iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të respektojnë të gjitha rregullat e higjienës. Fico tha se duart duhet të lahen për më shumë se 20 sekonda, dhe se facoletat (letrat), duhet të hidhen në kosh me kapakë të mbyllur.

Dua t’i apeloj qytetarëve që të ndjekin rregullat e higjenës personale. Të respektojnë higjenën respiratore. Për të teshtitur të përdorin gropën e bërrylit. Duhet të jemi të informuar që një nga mënyrat e përhapjes është mospërdorimi i higjenës. Duart e dezinfektuara nuk është e nevojshme që ta bëni, lani duart. Zbatoni urdhrat për ministrinë e Shëndetësisë.”-tha Fico.

Deklarata e drejtoreshës së ISHP, u bë gjatë përditësimit zyrtar të të dhënave për të prekurit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se tanimë, bilanci ka shkuar në 10 të prekur, njëri prej tyre në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, 3 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, njëri në Spitalin e Durrësit, ndërsa të tjerët, janë të vetë-karantinuar në shtëpi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico koronavirusi ne shqiperi albana fico koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll