Sport

Koronavirus prek Champions-in/ Merret vendimi për Barcelona-Napoli

10 Mars 2020, 11:08 Nga DOSJA
Koronavirus prek Champions-in/ Merret vendimi për Barcelona-Napoli

SPANJË- Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, teksa nuk mund të kalonte pa prekur edhe futbollin. Pikërisht në Itali janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive, por skuadrat italiane që janë të angazhuara në Kupat e Europës, janë të detyruara të luajnë ndeshjet e tyre.

Një nga këto ndeshje është edhe ajo mes Barcelonës dhe Napolit, në Ligën e Kampionëve e cila do të luhet në “Kamp Nou”. Pikërisht për shkak të frikës nga Koronavirusi, është marrë vendimi që kjo ndeshje të luhet pa tifozë.

Një lajm disi i mirë ky për Napolin, të cilët luajnë jashtë dhe do të përpiqen të kualifikohen për në raundin tjetër.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona champions league koronavirusi ne futboll napoli barcelona champions league koronavirusi ne futboll napoli

Sondazh

Poll