Sport

“Vëllai më ka thënë të laj duart”, Olsi Rama flet pas humbjes së Partizanit

9 Mars 2020, 20:30 Nga DOSJA
“Vëllai më ka thënë të laj duart”, Olsi

Partizani sot humbi 1-0 me Vllazninë në Shkodër. Drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama, foli për mediat dhe u shfaq i zhgënjyer nga loja e kryeqytetasve.

“Kjo është një humbje që dhemb. Ne do të respektojmë garën dhe të luajmë, siç kemi bërë gjithmonë. Trajnerin nuk e morëm për titullin, por me idenë që duam të rindërtojmë bazat e asaj që filluam një vit më parë. Nuk jam aspak i kënaqur nga loja jonë”, deklaroi numri 2 i “Demave të kuq”..

I pyetur për këshillën që i ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili është vëllai i tij, në lidhje me Koronavirusin, drejtori i Partizanit u përgjigj: “Të laj duart. Po nga çfarë të lajmë duart?! Unë nuk e parashikoj dot nëse do vijojë kampionati. Kemi gjëra më të rëndësishme një herë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport loro borici olsi rama shkoder loro borici olsi rama shkoder

Sondazh

Poll