Sport

Presidenti Duka: S’do dalim me kallash për Koronavirusin, ky popull ka kaluar gripëra më të fortë

9 Mars 2020, 22:12 Nga DOSJA
Presidenti Duka: S’do dalim me kallash për Koronavirusin, ky popull

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sot është i ftuar në “ABC News”. Pyetjet kryesore për numrin 1 të FSHF-së janë ato mbi ndikimin e Koronavirusit në jetën futbollistike të vendit.

Sipas tij, ka një panik të panevojshëm. Ai do ta zgjidhte problemin me më shumë qetësi dhe pa shumë masa drastike, edhe pse e theksoi se shëndeti vjen i pari.

“Personalisht mendoj se ka shumë panik. Shqipëria vetëm dy raste ka. Unë jam nga ata që iu besoj komunikimeve zyrtare të shtetit. Edhe po t’i shumëzojmë me dy, sërish pak janë, katër”, u shpreh Duka.

Gazetari Anton Cicani e pyeti nëse ia vlen të shtysh kampionatin për një muaj dhe ndeshjet të luhen deri në qershor. Duka nuk ra dakord. “Nuk më duket produktive. Një muaj pezullim? A je i përgatitur për të jetuar një muaj pa asgjë? Duhet të shohim ngjarjet ditë pas dite. Nëse virusi do të na mbyllë kaq shumë brenda, nuk do të dalim me kallash”, komentoi kreu i FSHF-së.

“Sa gripëra kemi kaluar ne si popull, nuk na gjen gjë. Kemi kaluar gripëra edhe më të fortë”, shtoi më tej Duka me optimizmin e tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirusi duka federata kampionati coronavirusi duka federata kampionati

Sondazh

Poll