Sport

Drama e radhës në futbollin shqiptar, tifozi godet me grusht lojtarin

9 Mars 2020, 19:24 Nga DOSJA
Drama e radhës në futbollin shqiptar, tifozi godet me grusht lojtarin

Ndeshja e Kategorisë së Tretë e Valbonës dhe Labërisë ka degjeneruar në dhunë. Në momentin që lojtarët po afroheshin drejt dhomave të zhveshjes, disa tifozë të Valbonës kanë shkuar drejt tyre.

Në këtë moment, portieri i Valbonës, Daniel Çelkolaj ka ofenduar lojtarët vlonjatë, ndërkohë që edhe një nga tifozët hidhet e godet me grusht një nga lojtarët e Labërisë. Këtu nis sherri. Tre lojtarë vlonjatë, Alfredo Sinaj, Albion Zeqiri dhe Françesko Lamaj, përfshihen në sherrin me grushte me disa tifozë të Valbonës, njëri prej tyre i moshuar dhe dëmtohet në sy.

Më pas, tre lojtarët të ndihmuar dhe nga forcat e sigurisë janë futur në dhomat e zhveshjes. Po këto forca të sigurisë kanë mbyllur dyert, duke mos lejuar ndërlikimin e situatës. Edhe pse lojtarët e Valbonës kanë kërkuar të hynin në dhomat e tyre të zhveshjes, forcat e sigurisë nuk i kanë lejuar, duke lenë brenda ambienteve vetëm futbollistët e Labërisë.

Më pas, delegati i ndeshjes së dytë Kinostudio–Shkëndija Tiranë, Agim Mone, duke qenë pranë kësaj situate, ka njoftuar menjëherë policinë e rendit e cila është paraqitur pas 10 minutash. Ata kanë thënë se nuk janë lajmëruar për ndeshjen që të mundësonin një patrullë për të qenë prezent gjatë zhvillimit të saj. Deri në këto momente situata është mbajtur nën kontroll nga forcat e sigurisë së ndeshjes.

Jashtë godinës, tifozë e lojtarë të Valbonës kërkonin të merreshin nga policia tre lojtarët e lartpërmendurit që ishin sipas tyre shkaktarët e dhunës. Me ardhjen e forcave të policisë, janë shoqëruar tre lojtarët dhe tifozi tropojan që u dëmtua në sy nga grushtet e lojtarëve të Labërisë. Më pas, policët e tjerë kanë shoqëruar ekipin e Labërisë me mjetin e tyre deri te kthesa e Kamzës. Ndërsa lojtarët e Valbonës janë futur në dhomat e tyre të zhveshjes dhe më pas janë larguar edhe ata.

Marrë nga Panorama

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dhune laberia valbona dhune laberia valbona

Sondazh

Poll