Sport

Tre variante për Serie A, këtë sezon mund të mos ketë asnjë ekip kampion!

9 Mars 2020, 21:28 Nga DOSJA
Tre variante për Serie A, këtë sezon mund të mos ketë

Coronavirus është tema më e rëndësishme në Itali dhe jo vetëm. Nuk ka shans të flitet për futboll në ditë kaq të vështira që po kalojmë dhe kjo është arsyeja pse futbolli në vendin fqinj është pezulluar deri më 3 prill.

Menaxhimi i kësaj situate ka tre skenare. I pari është ai i të luajturit të ndeshjeve çdo 2-3 ditë dhe Serie A do të mbyllej fiks para Europianit. Kjo do të lodhte së tepërmi lojtarët, sigurisht. Kupa e Italisë mund të luhet para Europianit ose mund të shtyhet për në gusht.

Federata Italiane e Futbollit po mendon edhe variantin që të mos shpallet asnjë skuadër kampione, por vetëm ata që kualifikohen në Europë. Kështu, nga Serie A nuk do rrëzohej asnjë ekip, teksa dy ekipet e ardhura nga Serie B do e çonin në 22 numrin e pjesëmarrësve në sezonin e ardhshëm futbollistik në elitë.

Varianti i tretë është krejt ndryshe. Federata mund të vendosë që kampionati të mbyllet me kaq dhe kampion të shpallet Juventusi. Pra, të gjitha vendimet merren bazuar te tabela aktuale e renditjes. Kjo nuk do i pëlqente askujt, përjashto bardhezinjtë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll serie a coronavirus futboll serie a

Sondazh

Poll