Sport

Skënderbe me hap europian, mund Kukësin. Partizan, kështu je për turp!

9 Mars 2020, 19:38 Nga DOSJA
Skënderbe me hap europian, mund Kukësin. Partizan, kështu je

SHQIPËRI- Skënderbeu ka marrë fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa këtë herë ka mundur Kukësin me rezultatin 2-1. Një fitore e merituar kjo për ekipin e Dajës, falë një perle të Bregut, por edhe golit të Ditës.

Realizimi i vetëm për Kukësin erdhi nga Et’hemi në pjesën e parë, me një gjuajtje fantastike nga distanca. Ajo që duhet të ndalemi pak është te rezultatet e Skënderbeut. Në 10 ndeshjet e fundit janë marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Vllaznia ka mposhtur ditën e sotme skuadrën e Partizanit, që tashmë duket se është në rënie të lirë. Ai gol i ardhur nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35 falë ekzekutimit të saktë të Likës ka mjaftuar për të vulosur fatin e ndeshjes. Edhe pse u luajt në një “Loro Boriçi” të boshatisur për shkak të masave të marra si pasojë e koronavirusit, shkodranët nuk janë ndikuar nga mungesa e tifozerisë.

Një fitore kjo që vlen shumë për Vllazninë, ndësa Jonuz qetëson edhe situatën e tij në stolin shkodran, duke mos e ndjerë veten të rrezikuar. Kuqeblutë kanë tërhequr kështu Partizanin drejt vetes, teksa me këtë humbje “demat e kuq” e shohin veten vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë ku ndodhet edhe Vllaznia.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore skenderbeu kukesi skenderbeu mposht kukesin vllaznia-partizani kategoria superiore skenderbeu kukesi skenderbeu mposht kukesin vllaznia-partizani

Sondazh

Poll