Sport

“Braçe është tifoz i sëmurë, ka bërë zero”, Duka i kundërpërgjigjet ashpër zv.kryeministrit

10 Mars 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Braçe është tifoz i sëmurë, ka bërë

TIRANË- Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri, atje ku dy raste kanë rezultuar pozitivë me udhëtarët që ishin më parë në Firence. Kjo solli një situatë disi kaotike para ndeshjeve të Superiores, që janë zhvilluar pa tifozë. I ftuar në emisionin e njohur sportiv “Pressing”, është presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk mund të mungonte edhe diskutimi për Erjon Braçen, që vazhdon me qëndrimin e tij për Superioren me ndërhyrje.

Deklarata e Braçes? Nëse do të komentoj deklaratë, fatmirësisht futbolli është i bukur në Shqipëri dhe ndiqet nga shumë njerëz. Çdo tifoz bën deklaratat e tyre dhe nuk kam ndërmend të komentoj. Unë e konsideroj si tifoz dhe nuk kam asnjë qëllim të largoj asnjë tifoz, sado i gjatë ose i shkurtër të jetë. Nuk m’u duk aq i ashpër me reagimin e fundit, m’u duk një njeri që kundërshtoi veten.

Ka edhe një batutë, por Braçe ka bërë zero, asnjë gjë. Nuk ka asnjë lloj kontributi nga karrigia e kryeministrit. Stadiumi është ndërtuar nga fondet tona dhe një kompani private. Ai është një tifoz i sëmurë, një njeri që nuk ka asnjë vlerë sportive. Ka vlerë vetëm me faktin që është tifoz. Nuk mund të humbim kohën tonë me ato që thotë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka duka dhe braçe erion brace armand duka duka dhe braçe erion brace

Sondazh

Poll