Sport

“Tri ndeshje, tre krime”, Erion Braçe sulmon FSHF-në pas humbjes së Partizanit

9 Mars 2020, 22:00 Nga DOSJA
“Tri ndeshje, tre krime”, Erion Braçe sulmon FSHF-në pas

Numri 2 i qeverisë shqiptare, Erion Braçe, sa herë luan Partizani heq kostumin e zv.kryeministrit dhe flet si tifoz i “Demave të kuq”, skuadrës së tij të zemrës.

Sot, pas humbjes me Vllazninë, ai ka postuar në Instagram një episod në takimin e luajtur në Shkodër, aty ku mbrojtësi Adili pengoi sulmuesin Bardhi. Sipas Braçes, kampionin e Kategorisë Superiore e shpall Federata Shqiptare e Futbollit.

Postimi i Erion Braçes:

TRE NDESHJE! TRE KRIME!
F$HF VENDOSI!
NE FILLIM VENDOSI GAREN PER TITULL!
TANI PO VENDOS GAREN PER EUROPEN!

Ju kam deshmuar me prova se si ne Superlige, funksionon nje #SISTEMKRIMINAL qe vendos ndeshjet e futbollit; Fusha eshte thjesht objekt, gara vendoset sipas hierarkise kriminale te favoreve; Partizani, Tirana e Kukesi ishin per titull, gara u vendos nga arbitrat, hoqen Partizanin, Kuksi e pasoi sot!

Nga kjo jave po vendoset gara per Evropen; Dje krimet u konsumuan hapur! Arbitrat ben gjithcka qe te mos humbte Teuta e Ballshi, gjithcka, penallti ne favor te tyre e penallti te pa dhena kunder tyre!

TE GJITHA HAPTAZI AKTE KRIMINALE! Laci u mund, Teuta ndaloi, Ballshi ndaloi, ndaj sot duhej mundur Partizani! E MUNDEN ME AKTE KRIMINALE, DY; NJERA PENALLTI E PAQENE, TJETRA PENALLTI PER PARTIZANIN E PADHENE!

Hapur fare fare! Nje arbiter tre meter larg nuk mund te bej kete krim pa garanci! Garanti ne krim eshte kreu i SISTEMIT, F$HF!

Te shohesh penalltine e pa dhene sot per Partizanin dhe, te kujtosh penalltine e dhene kunder Partizanit per prekje me Tiranen, penallti e karton i kuq qe vendosi garen per titull, nuk kerkon me asnje prove per krimin e madh qe po ndodh ne futboll!

FUTBOLLI I PISTE NUK ESHTE FUTBOLL! Nxirreni fituesin tuaj, nxirrini edhe ekipet per Evropen, por eshte mashtrim, genjeshter, sic PIRAMIDAT!

KY ESHTE SHKATERRIMI I FUTBOLLIT NE SHQIPERI!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brace fshf futboll partizani brace fshf futboll partizani

Sondazh

Poll