Sport

VIDEO: Coronavirus tema e ditës, futbollisti shënon dhe u jep një mesazh italianëve

9 Mars 2020, 19:12 Nga DOSJA
VIDEO: Coronavirus tema e ditës, futbollisti shënon dhe u jep një

Në Serie A sot ndodhi një episod shumë interesant. Ndeshjet tashmë po luhen me dyer të mbyllura, si për shembull sfida e Sassuolos dhe Brescias.

Pak çaste më parë, Sassuolo shënoi golin e parë të takimit me sulmuesin Caputo. Festa e këtij të fundit ishte fantastike, edhe pse pa tifozë në stadium.

Ai dha një mesazh për të gjithë italianët, të cilët po vuajnë pasojat e Coronavirusit në veriun e Italisë dhe jo vetëm. “Gjithçka do të shkojë mirë, qëndroni në shtëpi”, kishte shkruar ai në një copë letër, të cilën e tregoi para kamerës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll