Sport

Zyrtare: Në Itali pezullohen të gjitha ndeshjet, tabela aktuale mund të mbyllë sezonin

9 Mars 2020, 20:58 Nga DOSJA
Zyrtare: Në Itali pezullohen të gjitha ndeshjet, tabela aktuale mund

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Liga Italiane e Futbollit ka vendosur që të gjitha ndeshjet e futbollit italian të pezullohen.

Coronavirus nuk është thjesht alarm, por një fakt dhe “armik i pabesë” i italianëve dhe shumicës së shteteve europiane. Lajmi është shkruar së pari nga gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Zyrtare: Seria A është pezulluar”.

Me ndeshjet e luajtura në ditët e fundit, tashmë të gjitha skuadrat e Serie A kanë të njëjtin numër ndeshjesh. Nëse ndodh që kampionati nuk do të vijojë më, mund të ketë një skenar që renditja caktohet bazuar te renditja aktuale. I bie që Juventusi, Lazio, Interi dhe Atalanta shkojnë në Europë

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pezullim romano serie a pezullim romano serie a

Sondazh

Poll