Aktualitet

Kryente abonime të paligjshme për paketa të ndryshme televizive/ Arrestohet 37-vjeçari në Pogradec, sekuestrohen mijëra eu

10 Mars 2020, 09:44 Nga DOSJA
Kryente abonime të paligjshme për paketa të ndryshme televizive/

Pogradec- Policia ka arrestuar një 37-vjeçar me iniciale A.A, pasi pa qenë i licensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Sipas Policisë 37-vjeçarit i janë sekuestruar 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pirateria”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për goditjen e paligjshmërisë. Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur edhe të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, por arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohen 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• A. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, shtetasi A. A., nuk i kishte deklaruar pranë organeve tatimore duke kryer fshehje të ardhurash. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abonime të palighshme në pogradec arrestohet 37-vjeçari në pogradec abonime të palighshme në pogradec arrestohet 37-vjeçari në pogradec

Sondazh

Poll