Aktualitet

Furgoni i bardhë i parkuar në rrugë, disa persona me të zeza hyjnë brenda tij/ PAMJE nga mjeti ku po mbahet ‘peng’ turk

10 Mars 2020, 07:24 Nga DOSJA
Furgoni i bardhë i parkuar në rrugë, disa persona me të zeza

Tiranë- Selami Simsek, “gylenisti”, për të cilin Gjykata e Apelit dha vendimin që të lirohet nga burgu prej orësh po mbahet brenda një furgoni të bardhë pranë Ministrisë së Brendshme. Burime për Dosja.al bëjmë me dije se turku është marrë në pyetje gjatë mesnatës në Ministrinë e Brendshme dhe nuk dihet ende nëse do të ekstradohet drejt Turqisë, apo do të dërgohet tek kampi në Babrru, pas kërkesës për azil.  Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet furgoni i bardhë i parkuar dhe brenda saj futen disa persona.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë dha vendimin që të lirohej nga burgu Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve. Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg.  Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Në fillim të janarit pas përfundimit të dënimit ai u ekstraduar në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll