Aktualitet

Flet 31-vjeçari me koronavirus: Kam 36 orë tek Infektivi, as për rezultatin e analizës nuk më njoftuan (VD)

10 Mars 2020, 08:49 Nga DOSJA
Flet 31-vjeçari me koronavirus: Kam 36 orë tek Infektivi, as

Tiranë- 31-vjeçari i prekur me koronavirus, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv në QSUT ka deklaruar se ka 36 orë që ndodhet i shtruar, dhe askush nuk i ka konfirmuar përgjigjen e analizave të tij. Ai shprehet se nuk e kupton lojën e qeverisë, pasi sipas tij  publikisht e deklarojnë me koronavirus, ndërkohë këtë nuk ia ka konfirmuar askush.

Unë jam 31 vjeçari për të cilin Ministria e Shëndetësisë dhe Erjon Braçe pretendoi se jam infektuar me koronavirus. Këtu jam te karantina, jam izoluar që prej orës 00:00 të natës së të dielës. Nuk më kanë sjellë asnjë përgjigje që jam me koronavirus, infermierët këtu nuk e pranojnë që jam me koronavirus. Nuk arrij të kuptoj këtë lojën që publikisht nxjerrin të dhënat e mia dhe thonë se jam me koronavirus ndërkohë këtu nuk vjen askush të ma konfirmojë. Se kuptoj se pse po e bëjnë këtë propagandë në emër timin. Nëse telefoni është i fikur më vonë do të thotë se ma kanë bllokuar këta. Nuk është normale të rrish më shumë se 36 orë në karantinë pa marrë një përgjigje”shprehet ai për Ora News.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flet 31-vjeçari me koronavirus koronavirusi ne shqiperi flet 31-vjeçari me koronavirus koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll