Aktualitet

‘Gylenisti’ Selami Simsek “mbahet peng” tek Ministria e Brendshme, pritet deportimi i tij. I ati: E futën në një furg

10 Mars 2020, 07:37 Nga DOSJA
‘Gylenisti’ Selami Simsek “mbahet peng” tek Ministria e

TIRANË-Pritet të esktradohet drejt Turqisë ‘gylenisti’ Selami Simsek. Një ditë pasi Gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë nga akuzat për falsifikim të dokumenteve dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit,  Simsek është dërguar në mes të natës në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e policisë. Madje gazetarja Klodiana Lala ka shkruar lidhur me rastin se i pranishëm kur Simsek është marrë në pyetje ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ndërkohë babai i Simsek, i cili ka ardhur gjithashtu në Shqipëri tha se i biri po mbahej brenda një furgoni të bardhë. Më tej ai shtoi se ishte në ankth mos i biri ekstradohej në Turqi pasi edhe pse është liruar nga Gjykata që dje në orën 17:00 të pasdites, ende nuk është dërguar në kampin e Babrrusë.

Por si erdhi Simsek në Shqipëri dhe kërkesa e tij për azil pranë autoriteteve shqiptare…?

Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare 5 muaj më parë së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ky i fundit tashmë i deportuar nga Shqipëria. Njësoj si Çelik, edhe Simsek u kap me vizë false për të cilën tha se kishte paguar 5 mijë euro në Kosovë për ta marrë. Që prej arrestimit në korrik, Simsek ndodhej në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit tek “Mine Peza” numër 302.

Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, njeriut përgjegjës për grushtin e shtetit në Turqi. Ashtu si edhe mësuesi Çelik, edhe Simsek më 8 janar ka kërkuar azil në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij, tashmë i deportuar. Turku pretendon se në vendlindje  i rrezikohet jeta për shkak të pikëpamjeve të tij dhe për këtë arsye nuk mund të kthehet.

Gjatë kohës që ai ishte në burg, nëpërmjet avokatit të tij i ka dërguar një letër të gjatë Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit. Në letrën e tij, Simsek kërkon që të mos dëbohet në Turqi, por të fitojë të drejtën e azilit, pasi nëse kthehet në atdhe i rrezikohet jeta. Gylenisti turk kishte dërguar kërkesën për azil që në janar të këtij viti, mirëpo deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare.

Ekstradimi i Çelik nuk do të ishte rasti i parë për Shqipërinë, pasi në ditët e para të 2020, Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e mësuesit 41-vjeçar Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestuar në të njëjtën ditë me Çelik, pasi u kap me vizë kanadeze falso në aeroportin e Rinasit. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë dhe pasi u liruar u dërgua direkt e për në Rinas, për t’u ekstraduar në Turqi.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deportimi i selami shimsek ekstradimi i selami simsek selami simsek deportimi i selami shimsek ekstradimi i selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll