Aktualitet

Hetimi për shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Kreu i ILD-së takim me Yuri Kim dhe Luigi Soreca

10 Mars 2020, 08:16 Nga DOSJA
Hetimi për shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Kreu i

Tiranë-Ditën e djeshme Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca.

Në njoftimin e ILD-së thuhet se në takim është diskutuar për sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani luigi soreca yuri kim artur metani luigi soreca yuri kim

Sondazh

Poll