Aktualitet

Sherr me thika në Durrës/ Plagoset në gjoks 25-vjeçari, arrestohet autori

10 Mars 2020, 07:55 Nga DOSJA
Sherr me thika në Durrës/ Plagoset në gjoks 25-vjeçari,

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin me inicia;e P.B, pasi pas një sherri ka goditur me thikë në gjoks 25-vjeçarin me iniciale A.N. Ky i fundit ndodhet në spital, ku po merr mjekim.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: P. B., 56 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, më datë 09.03.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e gjoksit, shtetasin A. N., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 56 vjecari sherr me thika ne durres arrestohet 56 vjecari sherr me thika ne durres

Sondazh

Poll