Aktualitet

Koronavirusi ‘prek’ dhe Vettingun, KPK njofton shtyrjen e seancave dëgjimore dhe mbylljen e sporteleve për pritjen e qytet

10 Mars 2020, 09:14 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘prek’ dhe Vettingun, KPK njofton shtyrjen e seancave

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë masa kundër COVID0-19, i cili deri tani ka infektuar 6 persona. Zyrtarisht KPK, bën me dije se nga sot nuk do të ketë më shërbime të pritejs së qytetarëve, por të gjitha denoncimet mund të dërgohen me postë ose elektronikisht në rubrikën “Denonco”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020  shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar  nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit  të Komisionit kpk.al, rubrika ‘Denonco’”, shkruan KPK.

Nga ana tjetër mësohet se dhe seanca dëgjimore me subjektet e rivlerësimit nuk do të zhvillohen sot, por në një ditë tjetër.

NJOFTIMI 1

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca dëgjimore për  subjektin e rivlerësimit, z. Gjon Fushaj, prokuror/drejtues i Prokurorsë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përcaktuar në datë 10.3.2020 ora 10:00, për arsye objektive nuk do të zhvillohet. Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

NJOFTIMI 2

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur në datë 9.3.2020 ora 14:15, nuk u zhvillua. Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi sot subjekti i rivlerësimit z. Aliaj, ka paraqitur sërish raport mjekësor për arsye shëndetësore. Seanca dëgjimore e rradhës do të mbahet në datë 11.03.2020, në orën 11:00, në të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi komisioni i pavarur i kualifikimit koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll