Aktualitet

Selami Simsek u lirua nga gjykata/ Flet babai i “gylenistit”: E mban Policia brenda një furgoni, nuk e çuan tek kampi në

10 Mars 2020, 07:00 Nga DOSJA
Selami Simsek u lirua nga gjykata/ Flet babai i “gylenistit”: E mban

Tiranë- Babai i turkut Selami Simsek, për të cilin gjykata një ditë më parë dha vendimin që të lirohet nga burgu është shprehur se djali i tij po mbahet brenda një furgoni dhe se është në ankth se çfarë do të ndodhë me të. Ai ka theksuar se djali i tij ka kërkuar azil.

“Im bir pasi kreun dënimin me burg prej 8 muajsh, shkoi te Drejtoria e Kufirit dhe Emigrimit, aty pasi kreu të gjitha procedurat për të marrë azil, për të aplikuar për azil, nga ku do shkonte te kampi në Babrru, pasi doli nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, nuk shkoi te kampi në Babrru por ka shumë orë, deri më tani, qysh prej orës 17:30 të drekës dhe deri tani shëtit me makinë, pas nesh te ky furgon”, është shprehur babai i Selami Simsek.  Ndërsa përkëthyesi i tij u shpreh: “I ati është në gjemba duke pritur se çfarë do të bëhet me fatin e të birit”.  Nuk dihet ende nëse Simsek do të ekstradohet drejt Turqisë apo do të dërgohet në kampin që ndodhet në Babrru.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë dha vendimin që të lirohej nga burgu Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve. Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg.  Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Në fillim të janarit pas përfundimit të dënimit ai u ekstraduar në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babai i selami simsek selami simsek babai i selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll