Aktualitet

‘Çdo gjë është “ok”!’/ Del FOTOJA brenda furgonit e turkut Selami Simsek, babai i rri tek dera gjithë ‘merak’,

10 Mars 2020, 08:24 Nga DOSJA
‘Çdo gjë është “ok”!’/ Del FOTOJA

TIRANË– Prej orësh mbahet brenda një furgoni të bardhë në Ministrinë e Brendshme, Selami Simsek. Pranë tij ndodhet babai, i cili kërkon që të birit t’i aprovohet kërkesa për azil pasi në shtetin turk i rrezikohet jeta për shkak të mbështetjes që ai i dha kundërshtarit të Erdogan, Fetullah Gylen.

Dosja.al ka siguruar një foto, ku efektivët e Policisë kanë hapur derën e furgonit dhe kanë lënë që i moshuari të flasë me të birin. Në një cep të fotos duket edhe Simsek, ndërsa duket se kamera ka kapur edhe një nga shoqëruesit e tij. Ai i buzëqesh kamerës dhe ngre gishtin lart si për të treguar se çdo gjë është “ok”.

 

Një ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë dha vendimin që të lirohej nga burgu Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve. Por pas këtij vendimi, që prej orës 17:00 të ditës së djeshme ai po mbahet nga Policia dhe ende nuk dihet nëse do të ekstradohet drejt Turqisë, apo do të përftojë azilin. Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg.  Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradimi i selami simsek selami simsek ekstradimi i selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll