Aktualitet

Koronavirusi/ Kledi Kadiu ‘i përvishet’ Sali Berishës: Mjekët janë heronj, nuk di kë kërkon të dëmtosh me këtë pos

10 Mars 2020, 08:42 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Kledi Kadiu ‘i përvishet’ Sali Berishës:

Tiranë- Balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka publikuar një video Facebook ku mjekët kërcejnë një spital në Iran, për të cilën shkruante se është Urgjenca e Tiranës.  Kadiu shprehet se ky është një postim fals dhe se Berisha me këtë nuk ndihmon asnjë të infektuar me koronavirus.

“Pashe i trishtuar një postim të ish-Presidentit të vendit dhe ish-kryeministrit, ku një video e filmuar në një spital të Iranit, paraqitej si urgjenca e Tiranës, ku mjekët po përballen si heronjë me koronavirusin. Nuk di kë kërkon të dëmtoj zoti Berisha me këtë postim fallco. E sigurt është se të sëmurët nuk i ndihmon dot…”,, shprehet ai.

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Fillimisht rezultuan të infektuar dy persona, babë e bir, përkatësisht 54 dhe 28-vjeç. Ministria e Shëndetësisë njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se analizat e 3 familjarëve të tyre rezultuan pozitive. Po kështu, sipas ministrisë është i infektuar edhe një 31-vjeçar, i cili kishte shkuar në Milano. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kledi kadiu koronavirusi ne shqiperi sali berisha kledi kadiu koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll