Sport

Rekord i zi për Guardiolën, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë

9 Mars 2020, 18:47 Nga DOSJA
Rekord i zi për Guardiolën, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë

Derbi Manchester United – Manchester City tregoi edhe një herë se ky nuk është viti i Pep Guardiolës. “Djajtë e Kuq” fituan 2-0 ndaj “Qytetarëve”, të cilët duken të fokusuar te Champions League.

Disfata në derbin e qytetit vendosi një rekord negativ për trajnerin Guardiola, i cili më parë ka punuar te Bayern dhe Barcelona. Kjo ishte humbja e shtatë për skuadrën e tij këtë sezon futbollistik, gjë që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë.

49-vjeçari po kalon një makth në Premier League, sepse Liverpool është shkëputur shumë dhe do të shpallet shumë shpejt kampion Anglie. I vetmi shans për të treguar se ende është fitues mbetet Champions League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola solskjaer united guardiola solskjaer united

Sondazh

Poll