Sport

Italia pezullon sportet, Coronavirus i ka vënë të gjithë me shpatulla pas muri

9 Mars 2020, 17:36 Nga DOSJA
Italia pezullon sportet, Coronavirus i ka vënë të gjithë me

Në Itali tema e momentit është Coronavirus dhe nuk ka shans të mendohet më për sport. Madje, për asgjë tjetër, sepse vendi është në ditë të vështira.

Në vendin fqinj janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive deri më 3 prill. Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CONI) ka vendosur kështu në unanimitet të plotë. Kreu i këtij institucioni, Giovanni Malago, por pret një dekret të kryeministrit për ta miratuar.

Ai dhe kryetarët e 15 Federatave italiane kanë dalë në një vendim për përbashkët për të mos krijuar asnjë problem të mëtejshëm për italianët. Tani i takon qeverisë të marrë vendimin e saj.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus itali malago vendimi coronavirus itali malago vendimi

Sondazh

Poll