Sport

“Balotelli ka të drejtë! Futbollistë, dhuroni 5% nga rroga për Koronavirusin”

9 Mars 2020, 16:41 Nga DOSJA
“Balotelli ka të drejtë! Futbollistë, dhuroni 5% nga rroga

Sandro Mazzola ka dhënë një ide shumë të mirë. Legjenda e Interit sugjeron që futbollistët e kampionatit italian të heqin dorë nga 5% e pagës së tyre për të ndihmuar italianët e infektuar me Koronavirus.

Në një prononcim për “Un giorno da Pecora”, ai iu ka bërë thirrje futbollistëve në Serie A, që të japin kontributin e tyre, sepse gjendja aktuale në Itali është shumë e rëndë.

“Ata do të bënin një gjest shumë të bukur, nëse dhurojnë 5% të pagës për spitalet dhe për kërkimet shkencore ndaj Koronavirusit. Mendoj se kampionati duhet të pezullohet. Hera e parë që Mario Balotelli ka të drejtë”, ka thënë Mazzola.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll mazzola serie a coronavirus futboll mazzola serie a

Sondazh

Poll