Aktualitet

Po i vinte gjobë për parkim të gabuar, 50-vjeçari godet policin e Rrugores, vihet në pranga

9 Mars 2020, 14:08 Nga DOSJA
Po i vinte gjobë për parkim të gabuar, 50-vjeçari godet

TIRANË- Një 50 -vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore. Policia njofton se i arrestuari është shtetasi me iniciale I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë. 50- vjeçari goditi policin, pasi ky i fundit ishte duke i vënë një masë administrative për parkim të gabuar, për të cilën ai nuk ka rënë dakord.

Njoftimi i policisë: .

Kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë, vihet në pranga 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë nga punonjësi i Policisë Rrugore se një drejtues mjeti e kishte kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Migjeni”, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, në momentin që ishte duke marrë masa administrative për parkime të gabuara ndaj mjeteve, një drejtues mjeti, konkretisht shtetasi I. K., e ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës, pasi nuk ishte dakord për masën e vendosur nga punonjësi i Policisë Rrugore.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit I. K., i cili rrezikon dënimin me burgim deri në 5 vjet.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person kanosi policin tirane arrestohet nje person kanosi policin tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...