Dalin PAMJET/ Specialistët e ISHP ‘rrethojnë’ lokalin dhe lavazhin e dy të infektuarave me koronavirus, dezinfekt
9 Mars 2020, 13:45Nga DOSJA
TIRANË– Në vijim të masave të marra nga MSHMS për parandalimin e koronvirusit, ditën e sotme specialistët e ISHP kanë nisur dezifektimin e ambienteve ku kanë qëndruar dy të prekurit e parë nga virusi në Shqipëri. Konkretisht tashmë po dezifektohet lokali dhe lavazhi ku ata ushtronin aktivitet, në rrugen Irfan Tomini në kryeqytet.
Siç shihet edhe në video specialistët e ISHP kanë dezifektuar të gjithë hapësirën ku babë e bir të ushtronin aktivitetin e tyre.
Për rastet e para të konfirmuara nga koronavirusi në Shqipëri Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka theksuar se po gjurmohen të gjitha rastet e të afërmëve të dy pacientëve dhe do u bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë infektuar apo jo.
Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Një 28-vjeçar i infektuar me koronavirus me iniciale V.K. ka ardhur nga pika e Murriqanit në Shqipëri që prej datës 26 shkurt. Ai ka infektuar dhe të atin e tij, 54-vjeçarin P.K. Të dy ndodhen në karantinë në spitalin infektiv në QSUT. Babë e bir janë banorë të rrugës “Irfan Tomini” në Tiranë dhe bashkë me ta në karantinë janë futur edhe të afërmit dhe dy personave të infektuar. Për të riun që ka hyrë në Shqipëri, mjekja e pikës së Muriqanit tha se ai nuk kishte shfaqur shenja të virusit dhe vinte nga Firence, larg nga veriu i Italisë që është cilësuar si “zonë e kuqe”.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve është liruar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sipas informa...
TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë dy personave, Ahmet Isufaj dhe Zaim Tafa. Sipas Policisë, Isufaj...
Tiranë- Shqiptarët kanë filluar të marrin masa, pas përhapjes së lajmit se në vendin tonë dy persona janë të infektuar me koronavirus. Që prej mëngjesit të sotë...
Tiranë- Vendoset perimetri i sigurisë tek Urgjenca e Infektivit në QSUT, pasi aty ndodhen dy personat e prekur me koronavirus. Siç shihet edhe në foton ...
Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47
TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...
TIRANË– Koronavirusi ka përfshirë mbi 100 territore të tjera nëpër botë jashtë Kinës, duke përhapur panik për të gjithë banorët, sepse ende nuk ka një njof...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë shifrat e analizave të kryera për koronavirusin në vend.Në një deklaratë për mediat, Manastir...
Vlorë- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut, pasi është cilësuar dhe si zona e kuqe e infektimi me COVID-1...
TIRANË–Kryebashkiaku i Tiranës ka njoftuar mbylljen e të gjitha çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet, si shkak i dy rasteve të para të koronavirusit ...