Aktualitet

U futën në sherr për një vajzë/ Tre të rinj në Durrës rrëmbejnë 16-vjeçarin dhe e dhunojnë, arrestohen nga Policia

9 Mars 2020, 13:13 Nga DOSJA
U futën në sherr për një vajzë/ Tre të rinj

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona,  F. D. (K.), 32 vjeç, A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi kanë rrëmbyer dhe dhunuar 16-vjeçarin me inciale E.H.  Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pasi një konflikti për një vajzë.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Durrës, pas informacionit se një shtetas e kishin marrë me dhunë, organizuan punën për identifikimin e kapjen e autorëve dhe gjetjen e personit. Falë reagimit në kohë, veprimeve profesionale dhe punës së mirëorganizuar u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i tyre në flagrancë:

F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Lezhë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”; A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në lagjen Nr. 16, Durrës, për motive të dobëta, kanë marrë me dhunë shtetasin E. N., 16 vjeç, në mjetin tip “Audi” e më pas e kanë dhunuar fizikisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona në durrës rrëmbehet 16-vjeçari në durrës arrestohen 3 persona në durrës rrëmbehet 16-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...