Aktualitet

Gjykata e Apelit pranon kërkesën, lirohet turku Selami Simsek. Avokati: Pritet vetëm ekzekutimi i vendimit

9 Mars 2020, 12:48 Nga DOSJA
Gjykata e Apelit pranon kërkesën, lirohet turku Selami Simsek.

TIRANË- Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar për falsifikim të dokumenteve është liruar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e tij dhe tashmë pret vetëm ekzekutimin e vendimit për të lënë dhe qelinë.

Avokati i Simses, Elton Hyseni është shprehur se tani presin ekzekutimin e vendimit. Pak ditë më parë i dënuari i dërgoi dhe një letër autoriteteve në Shqipëri, ku kërkoi që të mos ekstradohej në Turqi dhe shprehej se i rrezikohej jeta.

Shtetasi Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg. 

Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Në fillim të janarit pas përfundimit të dënimit ai u ekstraduar në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deportimi i selami shimsek lirohet selami simsek selami simsek deportimi i selami shimsek lirohet selami simsek selami simsek

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Mars 2020, 11:47

TIRANË– Emiljano Shullazi i ka dërguar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për të caktuar dy gjyqtar...