Aktualitet

OFL u dërgon formularët dy vëllezërve të dënuar për drogë, njëri prej tyre u mor peng 5 vite më parë (EMRAT)

6 Mars 2020, 12:14 Nga DOSJA
OFL u dërgon formularët dy vëllezërve të dënuar

Tiranë- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar sot formularët për të deklaruar pasuritë e tyre dy vëllezërve nga Berati, Ervis dhe Leonat Gavelli, të cilët janë të dënuar për drogë.

Leonat Gavelli është dënuar në Itali për trafik droge. Sëbashku me vëllain e tij Bledarin dhe kushëririn Sajmir Gavelli (Petova) janë konsideruar nga autoritetet italiane si drejtues të rrjetit të trafikut që sillte kokainë nga Kolumbia për ta shitur në tregun e vendit fqinj, por edhe në Zvicër. Sipas hetimeve të nisura nga policia italiane, për trafikantët shqiptarë punonin korrierë italianë dhe kolumbianë.  Leonati vepronte në Kolumbi, ku siguronte lëndën narkotike dhe ja dorëzonte më tej vëllait dhe kushëririt në Itali. Po kështu, ai u rrëmbye në mars të 2015 në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë, ku disa persona të armatosur futën me forcë atë në një mjet tip BMW. Ai u la i lirë pak orë më vonë dhe nuk ishte lënduar nga autorët.

Njoftimi:

Vijon Operacioni Forca e Ligjit. Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: E. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. L. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimie pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit,Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino Kaçorrit, Altin Lames, Eduard Dushkut, Fatjon Lazes, Kreshnik Budllës, Astrit Avdylajt, Astrit Balliut,Arben Frrokut, Jasin Kalas Durim Keçit, Flamur Hakës , Talo ÇelësAurel Hoxhallarit, Elidon Kotorrit.,  Edmond Begos, Eduart Nazarit dhe Gentian Cakos. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren ervis gavelli leonat gavell anti-kçk-ja zbret në terren ervis gavelli leonat gavell

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:25

TIRANË- Ka përfunduar në një përplasje të fortë debati në “Abc-ja e mëngjeist” mes moderatorit Enkel Demi dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduar...

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:04

TIRANË– Policia Federale gjermane ka dhuruar 7 automjete për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga efektivët e ndërhyrjes së shpejtë.Të pranishëm...

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:00

Tiranë- Artur Zheji ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk lejon asnjë person nga mazhoranca që të jetë i pranishëm në emisionin e tij “360 gradë” në RTV Ora...