TIRANË- Ka përfunduar në një përplasje të fortë debati në “Abc-ja e mëngjeist” mes moderatorit Enkel Demi dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsit.
Nisma e qeverisë për operacionin “Forca e Ligjit” është kundërshtuar nga Demi, i cili i përmendi ministrit se janë 24 shoqata që e konsiderojnë këtë si shkelje të të drejtave të njeriut.
“Policia po sillet si në kohën e shokut Enver që i jep të drejtën të kontrollojë në emër të popullit në orën 03.00 të mëngjesit”, tha moderatori, ndërsa më tej nuk hezitoi t’i përmendë ministrit edhe Kongresin e PS, ku kryeministri Rama puthi në ballë, veteranin Zeriqi Mero, i cili ka dhënë dënime me vdekje në diktaturë.
Pjesë nga debati në studio:
Eduard Shalsi: Qëllimi dhe synimi i kësaj nisme debatohet jeni dakord apo nuk jeni dakord.
Enkel Demi: Nuk jemi pra.
Eduard Shalsi: Pra ju nuk jeni dakord që të gjithë të dënuarve…edhe pse kemi gazetarët që kanë akuzuar rëndë Edi Ramën dhe qeverinë për lidhje me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që na kanë akuzuar rëndë madje se jemi shfaqur me personazhe të dënuar në burg.
Enkel Demi: Po ka forografi.
Eduard Shalsi: Tani ne po tregojmë që këta njerëz të deklarojnë pasuritë që kanë sepse kolegët e tu kanë dalë dhe kanë thënë që mbrapa x biznesi ke një të tillë. Morëm listën e personave të dënuar dhe e filluam me një strukturë sociale, që është diskutuar me partnerë shumë seriozë. Nuk është një shpikje shqiptare.
Enkel Demi: E keni diskursin shumë gabim…
Eduard Shalsi: Unë nuk i lejoj vetes t’ju them ju që e keni shumë gabim, ndërsa ju merrni përsipër…
Enkel Demi: E keni diskursin gabim kur thoni që “ju nuk doni që këta të hetohen”.
Eduard Shalsi: Jo nuk thashë që nuk doni.
Enkel Demi: Nuk është kjo, ajo që po thuhet nga mëngjesi deri në darkë është keni një ligj “anti mafia”, pse nuk e zbatoni. Këta njerëz të cilët po e kundërshtojnë, ju përmenda 24 organizata joqeveritare, thonë që po shkelni të drejtat e njeriut. Hiqeni dhe institucinin e avokatit dhe vazhdoni.
Eduard Shalsi: I keni lejuar vetes si media të akuzoni për lidhje me krimin.
Enkel Demi: Nuk kemi akuzuar, ju kemi treguar që keni, deputetë, kryetarë bashkie, ministra të përzier. Ju keni thënë që këta nuk i arrestojmë dot.
Eduard Shalsi: Po ju them, kompetenca në një çështje do të thotë që të paktën ta njohësh thelbin e problemit. Ka një paradoks të madh në momentin që akuzohet për lidhjet me një person. Jemi konsultuar me partnerët italianë. Pjesa e ekspertëve izraelitë na kanë dhënë një paketë të tillë. Shoqatat kanë rolin e tyre.
Enkel Demi: Policia po sillet si në kohën e shokut Enver që i jep të drejtën të kontrollojë në emër të popullit në orën 03.00
Eduard Shalsi: Këto paralelizma i bëni ju
Enkel Demi: Këto paralelizma shkojnë me PS se ish-komunistë jeni. Ju keni Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi pse mos ta bëjmë këtë paralelizëm.
Eduard Shalsi: Ju keni Kastriot Islamin.
Enkel Demi: Unë me Kastriot Islamim nuk kam lidhje fare. Unë thashë që kryetari i Kuvendit është Gramoz Ruçi.
Eduard Shalsi: Kryetari i opozitës ka qenë Sali Berisha, do hapim një debat të tillë. Ne jemi një brez që i kemi kaluar …
Enkel Demi: I kemi kaluar aq mirë sa 100 vjeçari i Rilindjes është terrorist dhe puthet nga kryetari i partisë tënde në ballë, shoku Mero. Simboli i Kongresit pa numër të Rilindjes është 100-vjecari që e puthi në ballë kryetari dhe shpërndau foton.
Eduard Shalsi: Pse e banalizoni. Ju paska shqetësuar aq shumë 100-vjeçari që puthi në ballë dhe nuk keni dëgjuar reformat.
Enkel Demi: Më shqetësojnë krimet e 100-vjeçarit që ju nuk i dënoni dhe i simbolizoni duke i puthur në ballë.
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën dhe çdo ditë po merr jetë njerëzish. Në një video të publikuar nga “Daily Mail” tregohe...
Aktualitet 6 Mars 2020, 09:04
TIRANË– Policia Federale gjermane ka dhuruar 7 automjete për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga efektivët e ndërhyrjes së shpejtë.Të pranishëm...
Aktualitet 6 Mars 2020, 09:00
Tiranë- Artur Zheji ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk lejon asnjë person nga mazhoranca që të jetë i pranishëm në emisionin e tij “360 gradë” në RTV Ora...
Greqi- Policia greke ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i cili prej 17 vitesh ishte në arrati, pasi në vitin 200...
BOTË– Numri i viktimave nga koronavirusi rritet çdo ditë. Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infe...
DURRËS– Dy shtetas turq janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Mësohet se të arrestuarit kanë...
Tiranë- Ditën e sotme pritet të ketë reshje shiu në gjithë vendin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se temperaturat minimale do të shkojnë deri në -3 gra...
Tiranë- Mjekët janë personat të cilët janë drejtpërdrejtë të rrezikuar që të preken nga koronavorusi, për shkak të kontaktit të tyre me pacientët. Në botë, mes ...
Tiranë- Polemisti Arben Meçe bëri deklarata të forta në studion e “360 Gradë”, duke u shprehur se ai kishte histori me projektet dhe kishte bërë mbi 70 p...