TIRANË– Policia Federale gjermane ka dhuruar 7 automjete për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga efektivët e ndërhyrjes së shpejtë.
Të pranishëm në ceremoninë e dhurimit ishin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf dhe kryepolici Ardi Veliu.
Gjatë ceremonisë, e cila u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kryepolici Veliu u shpreh se të gjithë mjetet që ka dhuruar Gjermania i përkasin markës Mercedes Benz Sprinter, të cilat kapin shifrën e 327 mijë eurove.
“Rinovimi i herëpashershëm i flotës së Policisë, me automjete të reja dhe cilësore, përmirëson akoma më tej performancën e strukturave policore dhe njëkohësisht kushtet e punës dhe shërbimit të punonjësve të Policisë e në këtë rast atyre të FNSH-së, të cilët gjej rastin t’i uroj dhe përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre në detyrat e ngarkuara,”- tha ndër të tjera në fjalën e tij Veliu.
Pas tij fjalën e mori edhe ambasadori gjerman Zingraf, i cili premtoi se pas mjeteve të dhuruara nga Gjermania do të vinin edhe ekspertë, të cilët do të ofronin eksperiencën e tyre për të trajnuar policët shqiptarë.
Në fund, një fjalë për të pranishmit mbajti edhe ministri Lleshaj, i cili u shpreh se edhe në të ardhmen do të ndodhin bashkëpunime të tilla, në mënyrë që e gjithë Policia e Shtetit të ngrihet në nivelin e Mercedesit.
“Ne vendosëm edhe një model sesi do të jetë FNSH-ja e të ardhmes. Kam diskutuar edhe me kolegët gjermanë, dhe jam informuar se do të vijojë përpjekja për ta thelluar këtë bashkëpunim. Nga ne kërkohet (dhe është mirë) që Policia të ngjitet në nivelin e Mercedesit. Duhet të ngjitemi ku është edhe niveli më i lartë. Kjo paketë motivimi do të vijojë edhe më tej. Jemi përfshirë në një angazhim të madh për të thelluar luftën kundër krimit. Dje u miratuan në Kuvend, dy ligje të rëndësishme. Ato synojnë që të krijojnë mundësi të reja kundër krimit të organizuar. Do ta thellojmë luftën kundër krimit për të përmbushur pritshmëritë e publikut. Dua ta falenderoj edhe njëherë ambasadorin gjerman dhe gjithë ekipin e sigurisë në Shqipëri. Njerëz të çmuar të ardhur në kohën e duhur, dhe na bëjnë të shohim para me optimizëm,”-tha Lleshaj.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
17 vite në arrati, arrestohet në Greqi 48-vjeçari shqiptar, u arratis në vitin 2003 nga burgu i Koridhalos
Greqi- Policia greke ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i cili prej 17 vitesh ishte në arrati, pasi në vitin 200...
Koronavirusi po vret çdo ditë/ 3,387 viktima në të gjithë botën, në Shqipëri asnjë person i infektuar, Serbia konfirmon
BOTË– Numri i viktimave nga koronavirusi rritet çdo ditë. Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infe...
Tentuan të kalonin drejt Italisë me dokumente false, arrestohen 2 turq në portin e Durrësit
DURRËS– Dy shtetas turq janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Mësohet se të arrestuarit kanë...
Sherr në mes të emisionit/ Agim Doçi kapet me inxhinierin: E ke mbaruar shkollën natën. Meçe: Unë nuk bie në batak. Ndë
TIRANË- Debate të forta janë zhvilluar gjatë emisionit “360 gradë” mes inxhinierit Arben Meçe dhe shkrimtarit Agim Doçi. Ky i fundit u revolt...
Mos dilni pa çadër nga shtëpia, sot do të ketë rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme
Tiranë- Ditën e sotme pritet të ketë reshje shiu në gjithë vendin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se temperaturat minimale do të shkojnë deri në -3 gra...
Mjeku Brataj: Nëse vjen koronavirusi, mjekët do të vendosin panolino, as në banjo nuk do shkojnë dot
Tiranë- Mjekët janë personat të cilët janë drejtpërdrejtë të rrezikuar që të preken nga koronavorusi, për shkak të kontaktit të tyre me pacientët. Në botë, mes ...
“Nuk jam llapaqen unë, mos ha si qen këtu”/ Arben Meçe i kthehet Agim Doçit: Je i humbur, hajde me argumente (VD)
Tiranë- Polemisti Arben Meçe bëri deklarata të forta në studion e “360 Gradë”, duke u shprehur se ai kishte histori me projektet dhe kishte bërë mbi 70 p...
Aksidenti në Kuçovë/ Makina tërhoqi zvarrë për disa metra 41-vjeçarin, shoferi tentoi të largohej, por u kap nga Policia
Kuçovë- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Kuçovë-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Meteor”, ku si pas...
Çfarë ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 6 mars 2020
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...