Aktualitet

6 Mars 2020, 09:00 Nga DOSJA

Tiranë- Artur Zheji ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk lejon asnjë person nga mazhoranca që të jetë i pranishëm në emisionin e tij “360 gradë” në RTV Ora.  Zheji theksoi mbrëmë në emsionin e tij se Rama i ka bërë “nder” sepse emisioni është bërë më popullor dhe i “tonifikuar”.

“Kur njerëzit janë në shtëpi, kuptojnë të dy anët e medaljes, kush është floriri sipas njërit dhe kush është fallcoja sipas tjetrit, ose të dy anët mund t’i shohim si flori nuk e di… Por ne kemi këtë detyrë, të japim mundësisht të gjitha. Unë këtu për fatin tim të mirë më ka bërë bojkot Rama, nuk më ka sjellë asnjë nga mazhoranca, asnjë ministër, asnjë  drejtor drejtorie, asnjë. Mua më erdhi 360 grada tamam, u tonifikuam tamam, vijnë njerëzit që njerëzit duan më shumë. Më bëj një nder Ramë, kështu vazhdo bashkë me Fugën e vogël, mos më sillni asnjë se jam për mrekulli. Po mi sollët do t’i seleksionoj.  Ai do të shkatërrojë emisionin sepse mendon se duke mos ardhur përfaqësuesit e maxhorancës nuk do ketë interes.”, u shpreh Zheji.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur zheji edi rama endri fuga artur zheji edi rama endri fuga

Sondazh

Poll