Naftëtarët e Ballshit u rikthehen protestave/ Punonjësit: Duam rrogat e prapambetura. Të kujdeset vetë Rama për ne
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit i janë rikthyer sërish protestave ditën e sotme për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri. Ata kërkojnë rifillimin e punës në rafineri dhe uzina të marrë lëndën e parë. Punonjësit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të kujdeset vetë për problemin e tyre dhe t’i japë një zgjidhje sa më parë.
Cilat janë kërkesat tuaja?
Punëtori: Ne duam që të na japin zgjidhje pasi arsyeja e protestës është rifillimi i punës në rafineri.
Cilat janë arsyet e mosfillimit të punës?
Punëtori: Mungesa e lëndës së parë. Pika më e rëndësishme e jona ëshrë rifillimi i punës në rafinerinë tonë, pasi vetë jeta jonë është e lidhur ngushtë më të. I bëjmë thirrje Ramës që të kujdeset personalisht për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë. Le ta mbyllin nëse kjo rafineri nuk ka të ardhme dhe të na japin librezat e rrogat. Punëtorët janë të zhgënjyer nga kompania.
Si do të vijoni për zgjidhjen?
Punëtori: Më qartë se kaq..ne kemi lidhur jetën me këtë rafineri, bëmë protesta, nuk e kuptoj se çfarë proteste duhet të bëjmë më tani. Jemi pa punë.
Pak ditë më parë ata negociuan për të marrë pagat dhe pas kësaj, pezulluan edhe grevën e urisë. pasi kompania u kaloi në bankë 3 paga të prapambetura. Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit prej dy javësh u futën në grevë urie. Ata kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura.
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
ME VIDEO/ Si u shtri për afro dy muaj koronavirusi në të gjithë botën, po merr jetë njerëzish çdo ditë
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë botën dhe çdo ditë po merr jetë njerëzish. Në një video të publikuar nga “Daily Mail” tregohe...
17 vite në arrati, arrestohet në Greqi 48-vjeçari shqiptar, u arratis në vitin 2003 nga burgu i Koridhalos
Greqi- Policia greke ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar (identiteti i të cilit ende nuk dihet), i cili prej 17 vitesh ishte në arrati, pasi në vitin 200...
Koronavirusi po vret çdo ditë/ 3,387 viktima në të gjithë botën, në Shqipëri asnjë person i infektuar, Serbia konfirmon
BOTË– Numri i viktimave nga koronavirusi rritet çdo ditë. Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infe...
Tentuan të kalonin drejt Italisë me dokumente false, arrestohen 2 turq në portin e Durrësit
DURRËS– Dy shtetas turq janë arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Mësohet se të arrestuarit kanë...
Sherr në mes të emisionit/ Agim Doçi kapet me inxhinierin: E ke mbaruar shkollën natën. Meçe: Unë nuk bie në batak. Ndë
TIRANË- Debate të forta janë zhvilluar gjatë emisionit “360 gradë” mes inxhinierit Arben Meçe dhe shkrimtarit Agim Doçi. Ky i fundit u revolt...
Mos dilni pa çadër nga shtëpia, sot do të ketë rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme
Tiranë- Ditën e sotme pritet të ketë reshje shiu në gjithë vendin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se temperaturat minimale do të shkojnë deri në -3 gra...
Mjeku Brataj: Nëse vjen koronavirusi, mjekët do të vendosin panolino, as në banjo nuk do shkojnë dot
Tiranë- Mjekët janë personat të cilët janë drejtpërdrejtë të rrezikuar që të preken nga koronavorusi, për shkak të kontaktit të tyre me pacientët. Në botë, mes ...