Aktualitet

‘Xhiro’ nga Tirana në Shkodër, dosja “Bajri” rikthehet në SPAK, Gjykata: Prokurorët s’kanë pushuar akuzat

6 Mars 2020, 12:01 Nga DOSJA
‘Xhiro’ nga Tirana në Shkodër, dosja “Bajri”

TIRANË– Dosja “Bajri” nuk gjen paqe… Pas vetëm një muaji në Shkodër, Gjykata e rrethit ka shpallur moskompetencë lidhur me rastin duke e rikthyer dosjen në Strukturën e Posaçme (SPAK).

Aty ku 30 ditë më parë hetuesit Ened Nakuçi dhe Ervin Kondili kishin shpallur moskompetencë duke e postuar dosjen e bujshme në Shkodër.

Pasi ka shqyrtuar të gjithë rastin, Gjykata e Shkodrës i ka kërkuar SPAK-ut që të heqin akuzat për “grup kriminal” e “vrasje” nëse duan ta dërgojnë dosjen në vendin e “origjinës”. Në të kundërt nëse akuzat qëndrojnë, çështja të hetohet në SPAK e të gjykohet në Gjykatën Speciale.

Dosja hetimore, me të pandehur: Behar Bajri, Enver Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali, Samet Halluni, Ismet Idrizi, Sirjan Alija, Jorida Murati, Senad Hallunaj, Florinë Hoxha dhe Mira Nikaj, duhet të rikthehet në Tiranë. Kjo pasi ata akuzohen për “vrasje me paramendim”, “kanosjee me qëllim tjetërsimin e pasurisë”, “shpërdorim detyre”,“mbajtja pa leje të armëve” etj.

Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi). Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë.

Ato e etiketuan si të fortin e Shkodrës dhe qyteti verior u quajt një Palermo që ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze. Ai u arrestua bashkë me të tjerë anëtarë të familjes Bajri, ku në operacionin “Oaz” u prangosën në total 11 persona. Të arrestuarit, bashkë me Rustemin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja bajri dosja bajri ne spak gjykata e shkodres shkoder spak dosja bajri dosja bajri ne spak gjykata e shkodres shkoder spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:25

TIRANË- Ka përfunduar në një përplasje të fortë debati në “Abc-ja e mëngjeist” mes moderatorit Enkel Demi dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduar...

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:04

TIRANË– Policia Federale gjermane ka dhuruar 7 automjete për Policinë e Shtetit, të cilat do të përdoren nga efektivët e ndërhyrjes së shpejtë.Të pranishëm...

Aktualitet 6 Mars 2020, 09:00

Tiranë- Artur Zheji ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk lejon asnjë person nga mazhoranca që të jetë i pranishëm në emisionin e tij “360 gradë” në RTV Ora...