Sport

FA Cup: United kualifikohet me lehtësi, mposht 3-0 ekipin e Rooney

5 Mars 2020, 22:18 Nga DOSJA
FA Cup: United kualifikohet me lehtësi, mposht 3-0 ekipin e Rooney

Manchester United kaloi me lehtësi në raundin tjetër të FA Cup duke mposhtur 3-0 Derby County. “Djajtë e Kuq” shkëlqyen dhe sidomos sulmues Odion Ighalo.

Mbrojtësi Luke Shaw hapi serinë e golave në minutën e 33-të me një gol fantastik. Anglezi tregoi veten edhe në disa aksione të tjera. Goli i dytë erdhi nga Ighalo në të 41-tën, duke mbyllur pjesën e parë me avantazh 2-0.

Ighalo ishte në formë sot, sepse shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 70-të. Kjo ndeshje ishte speciale për “Djajtë e kuq”, sepse luajtën kundër Wayne Rooney.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fa cup rooney united fa cup rooney united

Sondazh

Poll