Sport

Ups! A e dinte Guardiola se City do të luajë edhe vitin tjetër në Champions?

5 Mars 2020, 17:51 Nga DOSJA
Ups! A e dinte Guardiola se City do të luajë edhe vitin tjetër

“Do të qëndroj te City të paktën deri në vitin 2021, kur përfundon kontrata ime”.

Kështu u shpreh Pep Guardiola, kur u pyet për dënimin e Manchester City me përjashtim për dy sezone nga kompeticionet europiane. Mund të jetë respekt dhe dashuri e tij për klubin, por ndoshta Pep ka ditur një gjë më shumë.

Bazuar në disa llogari të thjeshta, duket se City do të jetë në Champions League edhe vitin tjetër futbollistik, pavarësisht vendimit të UEFA-s për shkeljet serioze të Fair Play-t Financiar.

Klubi anglez e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe ka të drejtën e tij të kërkojë që të pezullohet vendimi në pritje të përfundimit të gjyqit.

Parashikohet që data e fundit e regjistrimeve në Champions League të jetë 3-4 qershori. Me pak fjalë, nëse vendimi i CAS-it nuk do të vijë deri atëherë, City mund të pranohet në Champions League të sezonit të ardhshëm.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city denimi pep guardiola city denimi pep guardiola

Sondazh

Poll