Sport

E bujshme: Igli Tare do bomberin shqiptar te Lazio, kushton 20 milionë euro!

5 Mars 2020, 18:40 Nga DOSJA
E bujshme: Igli Tare do bomberin shqiptar te Lazio, kushton 20 milionë

Nëse je futbollist shqiptar, ke një probabilitet shumë të mirë të luash te Lazio. Kushti është vetëm 1: duhet të jesh shumë cilësor.

Drejtori sportiv i lacialëve është Igli Tare, i cili gjithnjë i mirëpret shqiptarët. Radhën tashmë e ka sulmuesi Vedat Muriqi, lojtar i Fenerbahçes. Vlonjati e di se duhet shumë punë për të mbërritur te ylli i përfaqësueses së Kosovës, por i di shanset e tij.

Gazeta Corriere dello Sport raporton se në Romë e shohin si pasues të italianit Ciro Immobile, meqë pritet shitja e këtij të fundit në merkaton e verës. Muriqi aktualisht kushton 20 mln euro, shifër e përballueshme për një klub si Lazio.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio merkato muriqi tare lazio merkato muriqi tare

Sondazh

Poll