Sport

Dinastia Haaland vazhdon… Në Norvegji ka lindur një tjetër fenomen

5 Mars 2020, 20:16 Nga DOSJA
Dinastia Haaland vazhdon… Në Norvegji ka lindur një tjetër

Nga Erling Braut Haland tek Albert Braut Haland. I pari dihet kush është, 19 vjeçari po i surprizon të gjithë me formën e tij këtë sezon.

I dyti është kushëriri i tij tri vite më i vogël, i cili duket se po ecën në gjurmët e tij. Albert është vetëm 16 vjeç dhe luan në rolin e sulmuesit, njësoj si kushëriri i tij.

Aktualisht Albert Haaland po luan në kategorinë e dytë në Norvegji. Djaloshi krenohet me fizikun e tij dhe shpejtësinë, që deri tani i kanë siguruar 34 gola në 15 ndeshje me skuadrën e të rinjve.

Me ADN-në e tyre shumë të ngjashme, dy sulmuesit norvegjezë mund të pushtojnë shumë shpejt Europën.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport albert braut haland erling braut haland albert braut haland erling braut haland

Sondazh

Poll