Sport

Dënimi me dy vite i Manchester City, presidenti Ceferin: Kjo nuk është luftë

5 Mars 2020, 20:36 Nga DOSJA
Dënimi me dy vite i Manchester City, presidenti Ceferin: Kjo nuk

Aleksander Ceferin, kreu i UEFA-s, ka reaguar për dënimin e Manchester City. Klubi anglez është përjashtuar dy vite nga kompeticionet europiane.

Ceferin ka theksuar se nuk ka ndonjë gjë personale me skuadrën e Pep Guardiolës, thjesht të gjithë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ata janë njësoj si klubet e tjera, një burim i rëndësishëm për ne. Ne i respektojmë, nuk është e vërtetë që nuk na pëlqejnë, por ky proces është tjetër gjë”, është shprehur Ceferin.

“Tema është delikate, nuk kam çfarë të shtoj. Kjo nuk është një luftë kundër tyre. Çdo vit dënohen nga 5-10 klube. Kjo është një procedurë e rregullt”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ceferin denimi manchester city uefa ceferin denimi manchester city uefa

Sondazh

Poll