Sport

Milani fut hundët në merkaton e Bayernit, ka një plan gjenial për ta mposhtur

5 Mars 2020, 21:55 Nga DOSJA
Milani fut hundët në merkaton e Bayernit, ka një plan gjenial

Dadot Upamecano luan prej disa vitesh te Leipzig dhe po ndiqet me vëmendje nga Bayern. Me largimin e pritshëm të gjermanit Jerome Boateng, pritet që në Mynih të nisin mësymjen drejt Leipzigut për mbrojtësin shtatlartë.

Sido të jetë dëshira e klubit bavarez, transferimi i këtij lojtari nuk do të jetë i lehtë, sepse për të ka interes edhe Milani.

Calciomercato raporton se klubi kuqezi ka vendosur të mos blejë Simon Kjaer, ndërkohë që do të shitet Matteo Musacchio. Në letër, Bayern nuk ka pse të trembet nga Milani në merkato, por Ralf Rangnick është pikërisht plani i “Djallit”. Gjermani ka punuar më parë te Leipzig dhe e njeh mirë francezin.

Upamecano deri tani ka luajtur 12 ndeshje me Francën U21 dhe është një nga lojtarët kryesorë të Leipzig-ut. Ai ka bindur edhe me paraqitjet në Europë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern leipzig milan upamecano bayern leipzig milan upamecano

Sondazh

Poll