Sport

Ishte në rrezik për jetën, e ëma e Ronaldos jep një mesazh të ngrohtë në rrjetet sociale

5 Mars 2020, 17:19 Nga DOSJA
Ishte në rrezik për jetën, e ëma e Ronaldos jep një

Dolores Aveiro ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj dhe të djalit të saj, Cristiano Ronaldo. E ëma e 5-herë fituesit të “Topit të Artë” ka kaluar tronditjen e ditëve të fundit, pasi ka qenë në spital e shtruar prej ishemisë (me mpiksje gjaku).

Portugezja ishte në rrezik për jetën, por tani është mirë dhe ka falenderuar të gjithë mbështetësit e saj, të nxitur sidomos nga dashamirësia që kanë për yllin e Juventusit.

“Jam shumë mirë dhe po e kaloj problemin tim. Shumë shpejt do t’i kthehem përditshmërisë, dashtë Zoti. Kalova një moment jo të lehtë, por qeshë me fat. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen”, shkruan Dolores Aveiro në rrjetet sociale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo dolore aveiro mesazhi cristiano ronaldo dolore aveiro mesazhi

Sondazh

Poll