Sport

O nëne, çfarë rroge! PSG mbulon me ar kampionin e botës Mbappe

5 Mars 2020, 17:13 Nga DOSJA
O nëne, çfarë rroge! PSG mbulon me ar kampionin e botës

Kylian Mbappe është synim i Real Madridit, madje objektivi i parë i presidentit Florentino Perez, por gjërat nuk janë aq të thjeshta. Edhe pse francezi ka probleme me trajnerin Thomas Tuchel, në Paris nuk heqin dorë nga sulmuesi.

Kontrata e tij përfundon në qershorin e vitit 2022 dhe palët nuk janë afër të gjejnë një marrëveshje të re. Klubi parisien ka frikë se mund ta humbasë kampionin e botës dhe po përgatit një super kontratë.

21-vjeçari fiton 17 milionë euro neto në sezon. Bosi Nasser Al-Khelaifi është gati ta bëjë lojtarin më të paguar në botë, duke ua kaluar edhe yjeve si Messi, Ronaldo dhe Neymar. Mbappe do të paguhet 40 milionë euro në vit.

Perez nuk është në gjendje të ofrojë kaq shumë. Do të ishte e llahtarshme!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbappe psg real madrid mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll