Sport

Një pyetje nga salla: A ka zyrë shtypi në Federatën Shqiptare të Futbollit?

5 Mars 2020, 19:51 Nga DOSJA
Një pyetje nga salla: A ka zyrë shtypi në Federatën

A ka zyrë shtypi në Federatën Shqiptare të Futbollit? Më saktë, a është ajo funksionale? Kjo pyetje lind natyrshëm, pasi dy ditë më parë presidenti Armand Duka bëri zëdhënësin për shtyp të FSHF-së me një lajm që dha në media.

Numri i 1 shtëpisë së futbollit shqiptar u shpreh se trajneri Edoardo Reja ka firmosur një kontratë të re me kombëtaren shqiptare. Detaje të mëtejshme nuk dihen, por lajmin e dha: Reja do të udhëheqë kuqezinjtë në ndeshjet e radhës.

Duka bëri mirë që njoftoi për këtë ngjarje, sepse askush nuk kishte njohuri. Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka asnjë lajm në sajtin zyrtar, as në faqet zyrtare në rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Twitter. Që në fund të vjeshtës, kur i përfundoi kontrata e tij e parë si kuqezi, Reja ka vijuar punën si trajner, por asnjëherë nuk është njoftuar rinovimi i tij zyrtarisht.

Asnjë media nuk ka informacion për kontratën e trajnerit Reja, por atë duket se e di presidenti Duka dhe kaq mjafton. Ndoshta ndonjë gjë në administratën e FSHF-së nuk shkon, ose Duka ka marrë përsipër të gjitha rolet. Atëherë, pse nevojitet sajti apo faqet zyrtare?

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf reja rinovim fshf reja rinovim

Sondazh

Poll