Sport

Milani vendos tavan rrogash, do e pësojnë shumë lojtarë të skuadrës

5 Mars 2020, 18:22 Nga DOSJA
Milani vendos tavan rrogash, do e pësojnë shumë lojtarë

Telelombardia raporton se, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Milani do të ketë një tavan rrogash prej 2 milionë eurosh në sezon për lojtarët. Kjo është vendosur nga CEO Ivan Gazidis me mbështetjen e fondit Elliott.

Ka shumë lojtarë të cilët rrezikojnë largimin, sepse kanë rroga më të larta se 2 mln euro. Ata janë portieri Donnarumma (6 milionë euro), veterani Ibrahimovic (3,5 milionë euro për 6 muaj), Biglia, Romagnoli (nga 3,5 milionë euro), Calhanoglu (2,5 milionë euro), Kessie (2,2 milionë euro, Calabria, Conti, Theo Hernandez, Musacchio dhe Bonaventura (nga 2 milionë euro).

Romagnoli dhe Theo nuk do të preken, edhe pse paguhen relativisht shumë. Ai i cili do të sakrifikohet është portieri Donnarumma. Për gjigantin e portës kuqezi priten ndryshime.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan rroga serie a milan rroga serie a

Sondazh

Poll