Politike

“Na sulmojnë se po godasim krimin”/ Hajdari-Ramës: Mos u tallni me popullin, anti-KÇK-ja është propagandë

5 Mars 2020, 11:45 Nga DOSJA
“Na sulmojnë se po godasim krimin”/ Hajdari-Ramës: Mos u

Tiranë- Rudina Hajdari në seancën e sotme të Kuvendit ka replikuar me kryeministrin Edi Rama për aktin normativ KÇK, pas deklaratës së këtij të fundit se qeveria po sulmohet pasi godet krimin. Hajdari është shprehur se ky akt normativ është një propagandë e jashtëzakonshme.

” Në këto 7 vite e keni çuar vendin keq e më keq. Koka jote është bosh, ndoshta janë ndikimet ruse që  jua kanë zbrazur kokën. Në këto 7 vite bandat u shndërruan në makthin e shkodranëve, ku keni qenë kryeminitër në këto 7 vite, ku keni qenë zoti Rama kur Elbasani u shndërrua në laboratorin e drogës? Po portin e Durrësit e harruat, pika kryesore e kokainës që vjen nga Kolumbia. Keni thënë që vendi ynë nuk ka kanabis, ju përmendët organizatat mafioze, ju i keni kthyer organizatat mafioze në Shqipëri në më të rrezikshme. Janë kthyer në rrezikun më të madh në Holandë. Edhe Fieri kontrollohet nga banda. Ku po shkojnë këto para, ku po adiministrohen këto para? Në Tiranë është bërë masakër,  lejet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm. Shumica e deputetëve këtu i përkasin një klubi, grupi miliarderësh që nuk e keni idenë se çfarë por ndodh në Tiranë. Keni blerë shtëpia nëpër resorte, futeni aty izoloheni me bodyguard, në momentin që dilni nga ato resorte fatkeqësisht merrni vendime për shqiptarët. Nuk mund të më vini sot këtu dhe të më thoni që po luftoni krimin e organizuar, ndërkohë që organizatat mafioze shqiptare janë shndërruar në organizatat më të tmerrshme edhe në Europë. Prandaj zoti Rama mos u tallni me popullin tonë, meritojmë më shumë. Ky akt normativ është një propagandë e jashtëzakonshme, ju e dini fare mirë.  Kryeministri i nxjerr aksionet si film serial. Rama është mjeshtër për propagandë. “, u shpreh Rudina Hajdari.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seancë plenare 5 mars 2020 rudina hajdari seancë plenare 5 mars 2020

Sondazh

Poll