Politike

“Trafikantët i sponsorizuan karrierën politike”/ Bardhi akuza Ballës: Skllav i krimit, ke vënë pasuri të paligjshme

5 Mars 2020, 10:37 Nga DOSJA
“Trafikantët i sponsorizuan karrierën politike”/ Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka  hedhur akuza ndaj deputetit Taulant Balla, duke thënë se ai ka vënë pasuri të paligjshme. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se qytetarët e këtij vendi mund të bëjnë çdo sakrificë për të mbrojtur Kushtetutën. Bardhi shkruan se: “Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal”. 

“Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të këtij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës”, shkruan Gazmend Bardhi në Facebook.

Ndërkohë, në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar në PS, Tualant Balla deklaroi se PD është kthyer tashmë në një shtojcë të Ilir Metës.

“Nuk dua të zgjatem më shumë të filoj dhe të sqaroj këtu se si me lloj-lloj letrash drejtuar Presidentëve apo kryeministrave të vendeve anëtare në BE, prej disa ditësh Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, më vjen keq këtu sesi përfundoi PD të jetë shtojcë e Ilir Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar sado pak vlerësimin që dha KE të hënën dhe ne mezi të presim e jemi besim plotë se në 26, 27 dhe 28 mars ne të marrim një lajm pozitiv”, u shpreh Balla.

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gezmend bardhi taulant balla gezmend bardhi taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 21:53

TIRANË- Zëvendës Kryeministri, Erion Braçe, ka folur sot në lidhje me premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagës minimale, që në vitin 2012 do shkojë...